Sulmi kibernetik ndaj gazsjellësit më të madh amerikan

Pas sulmit kibernetik ndaj gazsjellësit më të madh të në vend qeveria amerikane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Çdo ditë 2.5 milionë fuçi karburanti apo 45 për qind të nevojave të bregut lindor me benzinë, naftë dhe gaz transportohen nga gazsjellësi ColonialPipeline.

Të premten e kaluar sistemi kompjuterik i gazsjellësit doli tërësisht offline pas sulmit nga një bandë kibernetike kriminale.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të mundësojë transportimin e karburantit në rrugë tokësore. Çmimi i karburantit u rrit me 3 për qind për shkak të bllokimit të gazsjellësit dhe dëmet do të shtohen nëse ai zgjat.

Konfirmohet nëpërmjet disa burimeve që sulmi kibernetik u ndërmorr nga banda kibernetike kriminale DarkSide, që mundi të infiltrohej në sistemin e gazsjellësit Colonial të enjten e kaluar dhe tani mban të bllokuar 100GB të dhëna.

Pas marrjes së të dhënave, hakerat i kyçën ato në disa servera të tjerë. Në këmbim të çlirimit të tyre ata kërkojnë para. Nëse paratë nuk do të paguhen, hakerat kanë kërcënuar t’i publikojnë të dhënat në internet.

Kompania tregoi se po punon me agjencitë ligjzbatuese dhe me ekspertë të sigurisë kibernetike të Departamentit të Energjisë për të rikthyer shërbimin. Vetëm disa linja anësore të transportit të karburantit janë mundur të kthehen në punë nga një terminal tek tjetri.

Ndërprerja e punës për një ose dy ditë nuk përbën ndonjë shqetësim të madh, por ndërprerja për katër ose pesë ditë do të ketë ndikim të madh në mbarë rajonin e Atlantikut qendror dhe juglindor,”-tha AndrewLipow, president i firmës LipowOil./ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img