Twitter prezanton mënyrën e re për të fituar para ‘Tip Jar’

Twitter njoftoi të enjten se po teston një tipar të ri “Tip Jar” që lejon përdoruesit t’u dërgojnë para llogarive të tyre të preferuara. Vetëm disa llogari të zgjedhura aktualisht janë në gjendje të marrin para, por të gjithë përdoruesit e Twitter që përdorin aplikacionin në anglisht tani mund t’u dërgojnë fonde krijuesve.

Ne ju shohim ju duke shpërndarë link-un tuaj të PayPal, pasi Tweet-i juaj bëhet viral, duke shtuar $Cashtag në profilin tuaj në mënyrë që njerëzit të mbështesin punën tuaj, nëse thjesht keni nevojë për ndihmë shtesë“,-tha Twitter në një postim në blog. “Jeni ju që e drejtoni bisedën në Twitter dhe ne duam ta bëjmë më të lehtë për ju që të mbështesni njëri-tjetrin përtej Follows, Retweets dhe Likes.

“Tip Jar” i ri synon të përmirësojë mënyrën se si njerëzit dërgojnë para në këtë faqe interneti. Shumë njerëz e përdorin aplikacionin për të mbledhur fonde ose pagesa nga ndjekësit e tyre, por janë të detyruar të përfshijnë link-un e tyre të pagesës pas tweets viralë ose vazhdimisht të rishikojnë kërkesën e tyre.

Aktualisht, vetëm një grup i kufizuar, përfshirë “krijuesit, gazetarët, ekspertët dhe organizatat jofitimprurëse” mund të mundësojnë arkën e tyre dhe të marrin fonde. Kompania tha se ka në plan të zgjerojë funksionin në më shumë përdorues në muajt e ardhshëm.

Karakteristika e re është e arritshme përmes faqes së profilit të një përdoruesi. Për të dërguar fonde, thjesht klikoni në ikonën “Tip Jar” dhe zgjidhni cilën mundësi pagese dëshironi të përdorni. Bandcamp, Cash App, Patreon, PayPal dhe Venmo janë në dispozicion për përdoruesit e iPhone dhe përdoruesit e Android gjithashtu mund të dërgojnë para përmes funksionit Spaces. Twitter tha se nuk merr një pjesë parash.

Tip Jar është një mënyrë e thjeshtë për të mbështetur zërat e jashtëzakonshëm që përbëjnë bisedën në Twitter,”-tha kompania. “Ky është një hap i parë në punën tonë për të krijuar mënyra të reja që njerëzit të marrin dhe të tregojnë mbështetje në Twitter – me para.”

Burimi: CBS News

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img