Mytilineos zgjeron partneritetin global me Huawei

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me kompaninë greke Mytilineos për energjinë e rinovueshme, Huawei zgjeron partneritetin e biznesit me të edhe në rang global. Dy kompanitë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për furnizimin me konvertues novatorë dhe të besueshëm nga Huawei. Këto pajisje do të përdoren për impiante fotovoltaike edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Qipro.

Konvertuesit Huawei, duke shfrytëzuar më shumë se 30 vite eksperiencë në teknologjinë dixhitale të informacionit, po i rishikojnë impiantet fotovoltaike në raport me prodhimin e energjisë, funksonimin dhe mirëmbajtjen, lidhjen e rrjetit dhe sigurinë. Fuqia dhe besueshmëria e këtyre pajisjeve bazohet në teknologjinë e maturuar të Huawei, shoqëruar me teknologji dixhitale të integruara që rrisin efikasitetin dinamik të gjurmimit të pikëve maksimale të energjisë (MPPT). Po ashtu, disponueshmëria e konvertuesit ka TUV>99.996%. Prandaj zgjidhja e Huawei është zgjedhja më të mirë përsa i përket epërsisë teknologjike dhe efikasitet të lartë me një kosto të ulët mirëmbajtje dhe kosto shërbimi me normë minimale dështimi.

Karakteristikat novatore të Huawei kanë përmirësuar plotësisht mënyrën tradicionale të inspektimit manual. Duke integruar teknologjitë dixhitale të avancuara, konvertuesit e Huawei mund të identifikojnë në mënyrë aktive tiparet elektrike të impiantit fotovoltaik dhe automatikisht të rregullojnë algoritmin e lidhjes së rrjetit në mënyrë që të përputhet me atë të energjisë. Për këtë arsye Huawei do jetë përshtatja më e mirë për projekte fotovoltaike në një shkallë të gjerë ndërkohë që përmbush kërkesat e lidhjes në rrjet.

Nikos Papapetrou, Drejtori i Përgjithshëm për Departamentin e Zhvillimit në MYTILINEOS tha se: “Ne kemi zgjedhur të forcojmë bashkëpunimin tonë më tej me Huawei në një pjesë të madhe të portofolit tonë global, bazuar më shumë në besueshmërinë e konvertuesve që sigurojnë performancën e impianteve tona edhe në mjedise të vështira. Po ashtu këto pajisje karakterizohen nga atributet e tyre të përparuara dhe integruara që lehtësojnë instalimin dhe ulin koston tonë të funksionimit.

Papapetrou shtoi se: “Pozicioni udhëheqës i Huawei në të gjithë botën, oferta e saj gjithëpërfshirëse e shërbimit, si dhe qasja e saj që vendos gjithmonë në fokus klientin, na kanë bindur se kemi bërë zgjedhjen e sigurt.

Ndërsa Jacky Chen, Drejtuesi i Huawei për rajonin e Ballkanit Jugor, u shpreh se: “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që MYTILINEOS, një nga kompanitë më të suksesshme në botë për zhvillimin e projekteve të energjisë diellore, na beson ne mundësinë për të qenë pjesë aktive e portofolit më të madh të impianteve fotovoltaike në të gjithë botën. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë performancë më të lartë, me pajisje inteligjente që maksimizojnë efikasitetin dhe minimizojnë kostot e funksionimit, duke siguruar kështu një instalim fotovoltaik të klasit botëror dhe një investim afatgjatë.“/ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img