Shënimi jozyrtar i BE mbi rivendosjen e kufijve ballkanikë shkakton zemërim në Bosnjë

Një shënim diplomatik jozyrtar i Bashkimit Europian i parë nga Reuters mbi rivendosjen e kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në Bosnjë, e cila ka frikë nga një ndryshim i papritur në strategjinë e BE.

Dokumenti fillimisht u zbulua në mediat sllovene dhe iu përshkrua Kryeministrit Slloven Janez Jansa, i cili thuhet se e kishte dërguar atë tek Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel si një propozim mbi mënyrën e trajtimit të rajonit pasi Sllovenia merr presidencën e BE në korrik.

Por Jansa mohoi se ai e kishte dërguar dokumentin dhe akuzoi “mediat e rreme” për përpjekjen për të dëmtuar përpjekjet e Sllovenisë për të ndihmuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun e pasur.

BE nuk komentoi, por një diplomat i Brukselit i tha Reuters se vendet anëtare të BE nuk e kanë diskutuar letrën. Reuters nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vërtetësinë e letrës diplomatike, megjithëse ka qarkulluar në kanalet zyrtare të BE dhe është parë nga shumë diplomatë dhe zyrtarë të BE.

Gazeta shprehet se pengesat kryesore për një integrim më të shpejtë në BE të shteteve të Ballkanit janë çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, kroatëve dhe shqiptarëve, të cilat duhet të zgjidhen duke krijuar një Serbi të Madhe, një Shqipëri të Madhe dhe një Kroaci të Madhe.

Dokumenti propozon që Republika Autonome Serbe e Bosnjës të bashkohet me Serbinë, kantonet e Bosnjës të mbizotëruara nga kroatët të integrohen në Kroaci dhe Kosova të bashkohet me Shqipërinë.

Ne kurrë nuk e kemi parë këtë propozim nëse ekziston,”-i tha Reuters zëdhënësi i Bullgarisë i BE në Bruksel.

Shënime të tilla diplomatike janë të zakonshme në politikëbërjen e BE-së. Megjithëse ato nuk bëhen publike, zakonisht vendet e BE janë të lumtur të pretendojnë pronësinë nëse i autorizojnë ato.

Në Bosnjë, ku 100 000 njerëz u vranë në gati katër vjet luftë në vitet 1990 gjatë së cilës serbët dhe kroatët kishin kërkuar të formonin shtetet e tyre etnike, shënimi është perceptuar si një kërcënim i ri për unitetin e saj territorial, këtë herë nga disa vendet anëtare në BE.

Sefik Dzaferovic, anëtari boshnjak i presidencës ndër-etnike me tre persona, i tha Michel në një letër të premten se dokumenti ka shkaktuar paqëndrueshmëri dhe shqetësim në Bosnjë, ku serbët e Bosnjës kanë folur për vite me radhë për shkëputjen e rajonit të tyre nga Bosnja. Dzaferovic i kërkoi Michel menjëherë të ndalet në iniciativat që mund të sjellin një luftë të re në rajon.

Delegacioni i BE-së në Bosnjë u përpoq të qetësonte situatën, duke thënë në një deklaratë: “BE është e përkushtuar pa mëdyshje për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. … ky është pozicioni ynë i fortë … dhe i pandryshuar“.

Ministri gjerman i Europës Michael Roth shkroi në Twitter të premten: “Vendet në #BallkaninPerëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësat e paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.“/ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img