Ndryshimi drastik mes fotos së paedituar të Khloe Kardashian nga ato që poston ajo vetë

Së fundmi një fotografi e yllit të reality TV, e Khloe Kardashian me bikini ka dalë në rrjet. Ajo çka ka bërë më shumë bujë është fakti që fotoja ishte e paeditur dhe ndjekësit e saj janë pa fjalë nga ndryshimi drastik që bie në sy.

Në foton që u postua në Reddit, Khloe dukej me fytyrë të freskët ndërsa pozonte me bikini pranë pishinës. Duke mbajtur telefonin në njërën dorë, ajo buzëqesh ndërsa pozon në atë që duket si kompleksi i shkretëtirës së nënës së saj Kris Jenner në La Quinta, California.

Ajo së fundmi ka shpërndarë një foto të veshur me të njëjtat bikini në Instagramin e saj dhe ndryshimi është i qartë për të gjithë. Linjat e saj trupore perfekte nuk duken më. Fansat e saj tani kanë akuzuar 36-vjeçaren si ‘të rremë’ dhe raportuesit thonë se ekipi i Khloe është “i dëshpëruar për të hequr foton e paedituar nga interneti”.

Menjëherë pasi doli në faqe të ndryshme në internet, anëtarët e ekipit të Kardashian i raportuan postimet si shkelje të së drejtës së autorit, për shkak se fotografia u postua pa leje. Ekipi i saj e quajti foton “të bukur”, por shpjegoi se donte që ajo të zhdukej sepse nuk ishte e autorizuar./ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img