“Është artist që duhet marrë shembull!” Alban Ramosaj ka dy fjalë për producentin

Këngëtari shqiptar, Alban Ramosaj, para pak javësh njoftoi që do të rikthehet në ‘Kënga Magjike’ pas 4 vitesh mungesë.

Së fundmi i ftuar në emisionin ‘Vitaminë D’ në Klan Radio, Albani tregoi më shumë detaje në lidhje me këngën. Kënga me të cilën do të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’, i dedikohet një historie dashurie të përfunduar me një vajzë spanjolle dhe mban titullin “Thikat e mia”.

Dëshira e tij, meqenëse këngën e përfundoi në studion e ‘ThreeDots’ me Fifin dhe Brunon, ishte që në të ardhmen të bashkëpunonte me Flori Mumajesin, të cilin do të donte ta kishte producent të tij. 

Flori është artisti që duhet marrë shembull nga njerëzit si unë, artistët që janë meshkuj këngëtarë, është një shembull shumë i mirë për t’u marrë sepse është ai artisti që ka mbijetuar në çdo periudhë dhe është në krye të çdo gjëje. Është kantautor, është producent, është një gjë që duhet marrë shembull dhe unë e respektoj tmerrësisht shumë. Por Flori ka një tjetër zhanër, unë megjithëse kam shumë dëshirë dhe dua që të kaloj aty dhe të prodhoj sepse të flasim lirshëm fare, audienca ka rënë dhe kush nuk do donte të ishte nën menaxhimin ose nën produksionet e Florit.”

Ka një luhatje që erdhi në studio dhe tha dy gjëra, pse se ndryshoni, vëreni këtë kështu dhe bëjeni këtë kështu që të ngjajë pak më kështu dhe ngela e thashë që paska të drejtë. E pashë veten në një pikëpamje më komerciale, por që më pëlqente, nuk ishte keq. Të gjithë që jeni kurioz, bëhet fjalë për këngën e ‘Këngës Magjike’”,- u shpreh Albani./ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img