Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Shqipja i shfryhet Teas

Zënkat e Tea Trifonit dhe Shqipe Hysenajt kanë qenë gjithmonë ato më të bujshmet në programin ‘Përputhen’ dhe nuk kishin kurrë fund. Nga zënka e grindje, në ofendime e nxjerrje sekretesh, prej muajsh të tërë thumba e debate në rrjete sociale, këto të gjitha i paska pasur sa për “show”. Armiket qenkan bërë sërish bashkë, apo për këtë rast vlen shprehja “Mikun mbaje afër, por armikun edhe më afër!”?

Sot të dyja ishin të ftuara në emisionin ‘E diell’ në ‘Top Channel’. Shqipja e ndau këtë lajm dje në InstaStory me një foto të edituar nga fansat.

Për herë të parë të dyja vajzat u përballën me njëra-tjetrën në ekran. Në rubrikën ‘Trotuar’ u diskutua për negativitetin e madh të publikut ndaj figurave të ekranit dhe menjëherë biseda mes tyre nisi me tone të larta. 

Shqipja nuk do ia falka kurrë Teas për gjithçka ka thënë ajo në emision dhe u shpreh duke thënë: “Nuk mund ta kthejmë të keqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shëmtuardhe më ke gënjyer sy për sy dhe Tea unë ty këto nuk t’i harroj. Do t’i mendosh do t’i elaborosh dhe do vish të m’i thuash.

Ajo ka qenë e vërteta e vetes së vet. Vetëm me veten tënde ke qenë e vërtetë, vetëm me gjërat që ke bërë ti ke qenë e vërtetë”.

Shqipja nuk la pa mbrojtur as autoren e programit të ‘Top Channel’- ‘Përputhen’.

Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe shko me pushime, që dole aty me ato flokët e shpupurisura. Nuk mund të hedhësh baltë tek kush të duash ti, me të tjerët po, por jo me mua”.

Theksojmë që i pranishëm në studio ishte dhe Andi Shehi, gjithashtu ish-konkurrent i ‘Përputhen’./ProBizz.al/

https://www.instagram.com/p/CNPcvM4hj0a/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/CNPdgd6BECM/?utm_source=ig_web_copy_link

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img