Aktorja shprehet: “Jam shumë e shqetësuar për veten dhe burrin tim..”

Priyanka Chopra Jonas është shprehur se ndihet shumë e shqetësuar për veten dhe bashkëshortin e saj prej pandemisë së COVID-19.

Ajo është në rrezik nga simptomat e rënda që mund të shfaqë pasi është me astmë dhe burri i saj Nick Jonas, ka diabet të tipit 1. 

Priyanka tha: “Dua të them, e gjitha është kaq shqetësuese. Burri im është me diabet tip 1, unë jam me astmë. E dini, unë kam nënën time që po jeton me mua tani, kështu që, ndjehem sikur jam edhe në punë, përgjegjëse për një grup prej qindra njerëzve. Kështu që unë e marr shumë, shumë seriozisht, dhe sidomos duke parë se çfarë dëmi ka bërë në të gjithë botën, jo vetëm me shëndetin e njerëzve dhe me sasinë e vdekjeve që kemi parë, por edhe me vendet e punës, me stabilitetin”.

E dini, kjo ka ndryshuar shumë gjëra për shumë njerëz dhe ka sjellë në pah pabarazinë midis pasurive, dhe është një kohë shumë emocionuese. Pra është shumë e frikshme ”.

Gjithashtu ajo tregoi se gjatë bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që xhironte serialin më të fundit të saj ‘Citadel’, xhirimet kanë qenë “të çmendura”. /Probizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img