Certifikata e Dëshmorit të Atdheut i dorëzohet sot familjes së Heroit Arjan Sala

Nuk është e zakontë të shohim heronj çdo ditë të jetës sonë, por ndodh që ata i gjejmë te njerëzit e thjeshtë, mes nesh, që vetëflijohen për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Padyshim që Arjan Sala mund të konsiderohet hero. Ai, sigurisht nuk kishte se si ta dinte që ajo pasdite do të mblidhte orët e tij të fundit, por nuk ngurroi aspak të vraponte për të nxjerrë jashtë magazinës punonjësit e tjerë të saj, duke u futur mes flakëve që sa vinin dhe shtoheshin, e për t’i shuar ato. Sala, punonjësi i sigurisë, ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të dalë vetë nga aty.

Shtetasi Arjan Fadil Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut” nga Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi. Akti heroik i tij bëri që komisioni ta nderojë me statusin më të lartë, me motivacionin: “Humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në raste fatkeqësie”.

Certifikata e Dëshmorit të Atdheut dhe simbolit “Familje e Dëshmorit të Atdheut”, i është dorëzuar familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Fadil Sala. Është vendosur t’i jepet gjithashtu shpërblimi financiar mujor, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes, duke filluar nga data e shpalljes së vendimit. /ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img