Një kapitull i ri në jetën e Teas

Lajmi që bëri bujë më së fundmi ishte ai i ndarjes së ish-konkurrentëve të ‘Përputhen’, Teas dhe Beartit. Bearti e konfirmoi i pari ndarjen e tyre në rrjete sociale.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”-shkruante ai.

Tea ka qenë ajo që ka reagur së fundmi rreth situatës. Ajo pranon ndarjen teksa u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj dhe shton se normalisht arsyeja e ndarjes ishte diçka madhore.

Gjendja e saj shpirtërore duket se është më e mirë dhe ajo ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj duke ndryshuar ngjyrëm e flokëve nga portokalli në çokollatë.

Aludohet se botëkuptimet e kundërta dhe fakti që nuk mundeshin ta menaxhonin lidhjen teksa ishin në sytë e të gjithëve ishin arsyeja e ndarjes së dyshes. /ProBizz.al/

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img