Dua Lipa shkëlqen në Grammy Awards 2021

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, duke përfshirë Këngën, Albumin dhe Regjistrimin e Vitit. Ylli i pop-it në pjesëmarrjen e saj në “Grammy Awards 2021” mori çmimin “Best Pop Album” dhe jo vetëm, Dua joshi shikuesit me paraqitjen dhe performancën e dy hiteve nga albumi i saj Future Nostalgia: “Levitating” dhe “Don’t Start Now”.

Future Nostalgia do të thotë absolutisht bota për mua. Ajo ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra, por një gjë që unë me të vërtetë e kuptoj është se sa lumturia është kaq e rëndësishme,”- tha ajo gjatë fjalimit të saj të pranimit. “Unë u ndjeva vërtet e lodhur në fund të albumit ku ndjeva se duhej t’i bëja një muzikë të trishtuar për t’u ndjerë sikur kishte rëndësi. Unë jam shumë mirënjohëse dhe aq e nderuar sepse lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë dhe kemi nevojë në jetën tonë.

Veshja e saj Barbie-rozë shkëlqente me çdo dritë të ndezur. Dua u shfaq dhe me bikini rozë, ku dukeshin linjat e saj perfekte trupore. Tiparet e saj natyrale u theksuan edhe njëherë kur bukuroshja brune pozoi edhe për revistën  “M”.

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img