PANDEMIA MBAN “PENG” VIZITORËT EDHE NË QERSHOR

66.3 përqind më pak shtetas të huaj dhe Shqiptarë kanë hyrë në territorin tonë në muajin Qershor.

Instat raportoi se  në  Qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shifrat tregojnë se  edhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Qershor 2020  kanë shënuar rënie me 65,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 240.949. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 47,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 144.250. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 77,6 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1.380.308 duke rënë 48,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img