COVID-19, EKONOMIA SHQIPTARE TKURRJE ME 5% NË 2020

FMN:BOTA NË RECESIONIN MË TË KEQ QË NGA DEPRESIONI I MADH

Covid-19, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të t’kurrë ekonominë Shqiptare të paktën me 5 përqind gjatë këtij viti.
Në raportin e publikuar sot FMN e konsideron këtë periudhë si recesionin më të keq që nga Depresioni i madh i 90 viteve më parë ku bota u përball me krizen me te thellë financiare.
E ndërsa parashikimet janë të zymta për këtë vit, gjatë vitit 2021 Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia jonë të rritet me 8 përqind.
Raporti sjell edhe ecurinë ekonomike të vendeve të tjera, kështu Ekonomia e Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës pritet të bie me 4 përqind.
Maqedonia e Veriut pritet të shënojë rënie me 3 përqind, ndërsa në Malin e Zi ekonomia pritet të tkurret me 9 përqind.
Si pasojë e Covid-19 ekonomia e Italisë do bjerë këtë vit me 9.1% dhe Greqia me 10%.
Sipas FMN-së të vetmet shtete që nuk do të kenë recession në këtë situatë të krijuar janë Kina dhe India të cilat edhe do të rriten me 1.2 dhe 1.9%
Pandemia që po kalon bota konsiderohet si kriza më e madhe që ka goditur globin dhe në tërësi ekonomia globale do të tkurret me 2 deri në 3 përqind gjatë këtij viti, nje situatë e ngjashme me Depresionin e Madh të Viteve 1930.

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img