“FILIPI CO” GATI PËR PANAIRIN BOTËROR BIOFACH 2020

Shoqata e Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë (AMAP) dhe stafi i Programit të  Promovimit të Importeve (SIPPO) po bëjnë përgatitjet e fundit për të qenë gati me stendat e tyre në panairin Biofach 2020.

Ky pananir, është ndër më të mëdhenjtë në botë për produktet bio dhe organizohet çdo vit në Nuremberg të Gjermanisë.

Ai  është një mundësi e mirë për kompanitë Shqiptare që të takohen më prodhues profesionalë të ushqimit organik nëpër botë dhe të njihen me trendët e fundit të këtij sektori për ti dhënë zhvillim të mëtejshëm edhe në Shqipëri.

Lajmi për pjesmarrjen në këtë panair kaq të rëndësishëm është bërë publik nga vetë Presidenti i Industrisë së Bimëve Medicinale Z.Filip Gjoka në rrjetet sociale, i cili parashikon një prezantim dinjitoz të kësaj industrie në tregjet botërore..

Në këto panaire vit pas viti, bizneset Shqiptare të bimëve mjekësore dhe aromatike, kanë rënë në sy tek partnerët e huaj dhe kanë lidhur kontrata të rëndësishme duke rritur eksportet e tyre në vende si SHBA, Kanada, Francë, Itali Gjermani, Zvicër etj.

Një nga kompanitë e rëndësishme që do të marë pjesë në Panairin  Biofach 2020 në Nuremberg nga data 12 deri në 15 shkurt, është edhe Filipi Co, e cila operon në treg prej vitit 1991 dhe ofron  në tregun Kombëtar dhe atë ndërkombëtar rreth 189 lloje te ndryshme bimesh.

Me qëndër në Laç, Filipi Co është e specializuar në mbledhjen dhe përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike.

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img