VIJON PUNA PËR TREGUN E PËRBASHKËT ENERGJITIK KOSOVË-SHQIPËRI, FINALIZIMI IMPAKT POZITIV NË ULJEN E KOSTOS PËR KONSUMATORËT

Kreu i KOSTT-it, Ilir Shala flet për ProBizz

“Grupet e përbashkëta punuese të Kosovës dhe Shqipërisë me mbështetjen e kompanive konsulentë te mbështetura nga USAID, kanë identifikuar planin aksional të veprimeve në mënyrë që të formohet bursa e përbashkët energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri”- Kështu shprehet Kreu i KOSTT-it, Ilir Shala në një intervistë për ProBizz.

Çfarë po ndodh me tregun Energjetik Shqipëri-Kosovë?

Në përputhje me planin aksional, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka nxjerr projektvendimin për krijimin dhe përcaktimin e formës ligjore dhe të strukturës së pronësisë se kapitalit të bursës së energjisë elektrike. Me këtë projektvendim është definuar struktura e aksionarëve apo palëve tjera tregtare, sipas pjesëmarrjes së kapitalit. Në mënyrë që të operacionalizohet Bursa Shqiptare (APEX), Këshilli i Ministrave të Shqipërisë duhet të nxjerr vendimin për proçedurat e përzgjedhjes së aksionarëve të kompanisë. Pas përzgjedhjes së aksionarëve, më pastaj fillon procesi i krijimit te kompanisë që do të operojë tregjet dhe sipas vlerësimeve tona i tërë proçesi nga faza e krijimit të kompanisë, testimit të funksionimit të kompanisë deri në operim real, kohëzgjatja mund të jetë deri në 1 vit.


Si po ecin negociatat për hapjen e tregut të përbashkët energjetikë Kosovë-Shqipëri?

Grupet punuese te formuara nga Institucionet përkatëse janë duke punuar në vazhdimësi. Të dy vendet janë duke bërë reforma në tregjet e tyre, të cilat do të mundësojnë operimin e tregut një ditë para dhe gjatë ditës. Besojmë që pas nxjerrjes së vendimit nga këshillimi i ministrave mbi proçedurat e përzgjedhjes së aksionarëve, proçesi do te shkojë shumë më shpejt.

Kur pritet të jetë funksionale linja e interkonjeksionit prej 400 KV për transmetim të energjisë me Shqipërinë?

Linja e interkoneksionit 400 KV Kosovë-Shqipëri është jashtë operimit për shkak të obstruksioneve të palës serbe në implemenetimin e marrëveshjes se kyçjes KOSTTENTSO-E (Rrjeti Evropian i Opertatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike). Aktualisht grupi regjional i Evropës Kontinentale është duke u marr me çështjen e zhbllokimit te kësaj marrëveshje respektivisht krijimin e një marrëveshje të re, e cila do t’i mundësojë që KOSTT të operojë si zonë/bllok rregullues jo më larg se 14.04.2020, me këtë rast kufijt energjetikë të KOSTT-it dhe Kosovës do t’i njihen ndërkombëtarësh. KOSTT do të vendos në operim llinjën, në momentin që do të fillojë operimin si Zonë Kontrolli e pavarur në kuadrin e OST-ve të Evropës Kontinentale.

A ka pengesa në këto proçedura dhe cilat janë ato?

Proçedurat do të përcaktohen me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Ne nuk parashohim pengesa në këtë aspekt, por me gjërësisht ju lutem të kontaktoni me institucionet përkatëse, që janë përgjegjëse për këtë vendim.

Çfarë do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve, a pritet kjo të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë?

Sipas eksperiencës së vendeve tjera në Evropë, tregu i energjisë elektrike mundëson transparencë dhe konkurrencë efektive ndërmjet pjesëmarrësve në treg, e cila natyrisht që kthehet në përfitime të konsumatorëve. Përfitimet shtrihen ne këto fusha: – prodhuesit e energjisë elektrike kanë një mundësi më të madhe të tregut që nënkupton krijimin e profiteve me të mëdha, sistemet do te optimizohen për shkak se janë komplementare, d.m.th. hidrike në Shqipëri dhe termike në Kosovë, – do te përfitojnë po ashtu edhe sistemet e transmetimit KOSTT dhe OST duke zvogëluar nevojën individuale për rezerva balancuese të sistemeve elektroenergjetike. Të gjitha këto në fund kanë ndikim në uljen e kostos për konsumatorët.

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img