PAS MË SHUMË SE 13 VITESH , MBYLLEN PUNIMET E RRUGËS SË KOMBIT

13 KM E FUNDIT TË KALUESHME PËR ÇDO AUTOMJET

Rruga e Kombit, Autostrada  që lidh Shqipërinë me  Kosovën , ka
përfunduar tërësisht së ndërtuari thuajse 13 vjet pas nisjes së
punimeve .

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se 13 kilometrat
e fundit të saj që ishin në ndërtim, kanë përfunduar tëresisht dhe
janë të hapura për qarkullim për cdo lloj.

Po ashtu janë finalizuar  7 urat e larta, punimet  e të cilave kishin
mbetur përgjysmë prej vitesh.

Gjatësia  e rrugës së kombit për pjesën shqiptare është 114 kilometra,
ndërsa në total shkon në 190 kilometra.

Kompania koncesionare”Albanian Highway Concession”që është bashkimi i
disa kompanive, ka fituar tenderin për mirëmbajtjen  e kësaj rruge per
30 vite.

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img