AKU BLLOKON 387.1 TON MISH VINTE NGA BRAZILI DHE KANADAJA, PA ÇERTIFIKATË DHE ME SALMONELË!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 387.1 ton mish mish që
vinte nga Brazili dhe Kanadaja pasi u konstatuan pa certifikatë dhe me
salmonelë.

234.5 ton mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152.6 ton të
tjera janë në proces për kthim.

Reszultatet vijnë pas disa kontrolleve të kryera gjatë ditëve të
fundit nga  inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e
Inspektimit Kufitar Durrës.

Konkretisht  Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me
origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe
kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues. Dy
ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga
Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në
territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me
mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të
mallit Analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore
mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike  Salmonella
spp.

Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga
Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika
dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.
Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje
praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më
konkretisht:

51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga
subjekti “AMG shpk”,
27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,
25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.
25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHW shpk”,

Aku thotë se me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e
origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian
të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin
(RASFF).

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img